×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci: Kemi premtim nga kryeministri Kurti për rritje të buxhetit të FSK-së

    Insajderi
    25 August 2023 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se për FSK-në qëllimet kryesore mbeten ndërtimi i kapaciteteve të reja luftarake dhe mirëmbajtja e kapaciteteve aktuale.

    “FSK me vendim të Qeverisë ka në dispozicion një zonë të trajnimit 45 kilometra katrorë, ndodhet në pjesën perëndimore të Kosovës. Plotëson të gjitha standardet jo veç për nevojat tona, por edhe si zonë trajnimi për aleatët dhe partnerët tonë”, ka thënë Maqedonci.

    Ministri i Mbrojtjes, ka thënë se FSK po vazhdon punën me standardet e NATO-s, duke trajnuar stafin me mundësitë më të mira evropiane jashtë vendit si dhe edhe në akademitë e shkollat vendore.

    “Operaiconet ndërkombëtare kanë qenë një element si arritje kyçe, për herë të parë kemi arritur në Kuëait për mbështetje të paqes, jo vetëm pjesëtarët tonë që kanë përfituar, por edhe në aspektin diplomatik është ngritur flamuri ynë në një mision paqeruajtës jashtë territorit të Evropës”, ka deklaruar ai.

    Si të arritur ministri ka veçuar edhe rekrutimet të cilat kanë ndodhur brenda FSK-së.

    “Kemi vazhduar nga jeta civile e rekrutëve për t’u bërë ushtarë të FSK-së, kjo pjesë është duke vazhduar e duke u intensifikuar. I kemi 612 rekrutë që po përfundojnë trajnimin bazik. Gjithashtu jemi duke trajnuar 388 pjesëtarë të komponentës rezervë, është kruciale në ndërtimin e kapaciteteve”, ka deklaruar Maqedonci.

    Mes tjerash Maqedonci, ka thënë se misioni i FSK-së arrihet nëpërmjet blerjeve ushtarake dhe trajnimin të personelit.

    “Prej vitit 2021 deri në 2023 kemi 120% të buxhetit të FSK-së, sivjet e kemi pasur 123 milionë euro buxhetin.  Kemi premtim nga kryeministri Kurti për rritje të buxhetit, e gjë që është kruciale sepse ajo do të thotë rritje e kapacitetit për FSK-në”, ka deklaruar Maqedonci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark