×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Maqedonci pas përfundimit të stërvitjeve të FSK-së me Shqipërinë: Ushtarakët tanë treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje

    Insajderi
    13 January 2024 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando.

    Maqedonci është shprehur se me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje, ai tha se ushtarakët tanë treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje.

    Në këtë stërvitje 72-orëshe në Feken, efektivët e Forcave të Armatosura u sforcuan fizikisht dhe psikologjikisht në një terren dhe kushte aspak të lehta për të simuluar reagimin në fushën e luftimit dhe sjelljen në kushtet e mbijetesës”.

    Me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje ushtarakët tanë treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje. Gjithmonë krenar me ushtarakët tanë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark