×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Maqedonci pritet në takim nga homologu finlandez, kjo është tema e diskutimit

    Insajderi
    21 February 2024 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar me homologun e tij finlandez, Antti Häkkänen.

    Në takimin e ftuar nga Häkkänen është diskutuar për zhvillimet e fundit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

    Maqedonci e ka njoftuar ministrin për kapacitetetet e mbrojtjes dhe nevojës për mbështetje nga partnerët gjatë kësaj periudhe.

    “Ministri Häkkänen theksoi se Finlanda do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO, si dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë së Mbrojtjes së Finlandës për të thelluar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në njoftim.

    Gjatë takimit është diskutuar edhe për nevojën e vazhdimit të mbështetjes së luftës së drejtë të popullit të Ukrainës, si dhe mundësitë për bashkëpunimin në mes të vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes.

    “Në Ministrinë e Mbrojtjes së Finlandës, ministri Maqedonci zhvilloi takime edhe me drejtuesit e Drejtorisë së Politikave të Mbrojtjes dhe Burimeve Materiale. Gjatë vizitës në Finlandë vizitoi edhe Qendrën e Eksellencës së NATO-s dhe BE për kërcënimet hibride (Hybrid CeO). Me drejtoreshën e kësaj qendre diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim përballimin me kërcënimet hibride”, thuhet tutje në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark