×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Marihuanë, kokainë, armë…” – gjithçka që u konfiskua në aksionin e zhvilluar në zonën e Dukagjinit

    Insajderi
    28 September 2022 - 13:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aksioni i nisur në orët e hershme të mëngjesit në zonën e Dukagjinit ka përfunduar. Detaje rreth këtij aksioni për Gazetën Insajderi ka dhënë zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi.

    Ai konfirmoi se janë arrestuar 7 persona, janë asgjësuar 180 bimë të llojit marihuanë.

    Nikçi shtoi se janë sekuestruar edhe armë e telefona të të dyshuarve.  

    Aksioni ka përfunduar, janë arrestuar shtatë persona janë bastisur 10 lokacione. Janë asgjësuar 180 bimë të llojit marihuanë dhe janë sekuestruar edhe dhjetëra të tjera të cilat kanë qenë duke u tharë dhe gjithashtu janë sekuestru edhe rreth gjysmë kilogrami të llojit kokainë, armë dhe gjithashtu telefona të cilët do të shërbejnë për ndriçimin e kësaj çështje penale”, tha ai për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark