×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Marrëdhënia do të thotë edhe marrje edhe dhënie” – Kurti flet për raportin me SHBA-të

    Insajderi
    21 March 2024 - 23:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se me amerikanët pajtohet për shumicën e gjërave, “por jo për gjithçka”. Ai ka sqaruar edhe termin “marrëdhënie”, shkruan Insajderi.

    Kurti u shpreh se raportet me SHBA-të janë shumë të mira.

    “Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – si një aleat i pazëvendësueshëm, e i paçmueshëm, si një partner substancial në të kaluarën, në të ardhmen e sidomos tani në këtë vit të rëndësishëm dhe si një mik të dëshmuar – janë shumë të mira. Por marrëdhënia do të thotë edhe marrje edhe dhënie dhe në anën tjetër duhet të jetë një raport me rrugë në të dyja krahët”, tha ai për RTK-në.

    Duke folur për këtë raport ai përmendin edhe “servilitet”.

    “Nëse për të pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme kushti, garancia dhe mundësia është veç serviliteti, do t’i kishin pasur ata që kanë shkuar jo unë. Pse erdhi puna unë të bëhem kryeministër? Sepse populli i Kosovës po do marrëdhënie më të thella e më të gjëra, jo me shkëlqye nga serviliteti, por për përfitohet nga normaliteti.

    @insajderiofficial #albinkurti #kosovo #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #fyyyyyyyyyyyyyyyy ♬ original sound – GazetaInsajderi

    Populli dëshironte që edhe me partnerët edhe aleatët tanë të mos përfitojmë ne si individë, por të përfitojë shteti edhe ne si individë humbim nga pak”, ka theksuar Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark