×
Show / Fashion

Marrëdhëniet e tensionuar me shefat- Shqiptarët të parët në Europë

Insajderi
15 March 2019 - 13:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kultura e punës dhe marrëdhëniet midis punëmarrësit dhe punëdhënësit ndikojnë drejtpërdrejtë në produktivitetin e punës.

Marrëdhëniet epror-vartës jo gjithmonë shkojnë vaj dhe ky është pikërisht rasti i Shqipërisë.

Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës të hartuar nga Komisioni Europian, rreth 51% e shqiptarëve të pyetur janë përgjigjur se i vlerësojnë marrëdhënietepror-vartës si shumë të tensionuara, rreth 34% i vlerësojnë disi të tensionuara dhe vetëm 16% janë shprehur se midis tyre nuk ka tension.

Ndërsa të ndarë sipas grupmoshave, të rinjtë janë shprehur në përqindje më të lartë se marrëdhëniet midis eprorit dhe vartësit janë shumë të tensionuar, rreth 55% e moshës 18-24 vjeç. Ndërsa për grupmoshat e tjera përqindja ka qenëmë e ulët.

Po ashtu, edhe individët me të ardhura të ulëta, të cilët i përkasin grupit të parë të të ardhurave, janë përgjigjur nëpërqindje më të lartë se marrëdhëniet epror-vartës janë shumë të tensionuar.  

Shqiptarët i kanë vlerësuar marrëdhëniet epror-vartës si më të tensionuarat në të gjithë Europën. Në vendet e Bashkimit Europian përqindja e të pyeturve që i kanë vlerësuar marrëdhëniet midis të punësuarve dhe shefave të tensionuara është 24%, më pak se gjysma e të pyeturve në Shqipëri. Ndërsa 59% i kanëvlerësuar si disi të tensionuara.

Në Europë përqindjen më të ulët të anketuarve që i kanë vlerësuar marrëdhëniet si të tensionuara e ka Danimarka, me vetëm 4% të të pyeturve, së bashku me Finlandën dhe Suedinë me përkatësisht 11%. Ndërsa me përqindjen më të lartë janë vlerësuar Hungaria dhe Kroacia.

Në vendet e rajonit vërehet se përqindja e njerëzve që i vlerësojnë marrëdhëniet punëmarrës dhe punëdhënës si të tensionuara është relativisht e lartë, duke tejkaluar edhe mesataren Europiane. Pas Shqipërisë vendi me përqindjen më të lartë është Maqedonia me 47% dhe Serbia me 43%. Ndërsa më e ulët vlerësohet se është në Malin e Zi dhe Turqi me përkatësisht 30% e të anketuarve që kanë thënë se marrëdhëniet drejtues-punonjës janë të tensionuara.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark