×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Marrëveshja e Brukselit ku është Asociacioni, është shkelur nga Beogradi”

    Insajderi
    06 January 2023 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për Asociacionin, duke thënë se është bërë shkelja e marrëveshjen që në momentin kur Serbia u ka dërguar letra dërguar vendeve anëtare të BE-së, kundër anëtarësimit të Kosovës.

    “Presidenti i Serbisë i ka letra dërguar vendeve anëtare të BE-së, në veçanti pesë shteteve mosnjohëse kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Me këtë rast ajo e ka shkelë marrëveshjen më të dashur të Brukselit, atë të 19 prillit 2013, në pikën 14 të së cilës thuhet se Kosova e Serbia nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën për integrimet evropiane”, u shpreh ai.

    Ai tha se kjo marrëveshje me 15 pika, ku gjashtë pikat e para janë për asocioacionin, siç u shpreh ai, është shkelur tashmë nga Beogradi, përcjell Klankosova.tv.

    “Marrëveshjen me 15 pika, ku gjashtë pikat e para janë për asociacionin e ku është edhe pika e 14 është shkelur tashmë nga Beogradi, prej momentit kur ata i kanë dërguar letra vendeve anëtare të BE-së dhe u kanë thënë mos e pranoni aplikacionin e Kosovës, ata në fakt ata e kanë shkelur atë marrëveshje, marrëveshjen më të dashur të tyre. Mbi atë marrëveshje tashmë ndodhet vetë këmba e Serbisë e cila e ka shkelur në pikën e 14-të”, tha tutje Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark