×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Marrëveshja e Ohrit grop ku ka rënë Kosova”, Hoti: Si nuk e kuptoi Qeveria me gjithë këshilltarët e me Presidenten si juriste?

    Insajderi
    23 January 2024 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova ka rënë në gropë me Marrëveshjen e Ohrit.

    “Tani kur është bërë dëmi, kur Kosova po vuan nga sanksionet e Bashkimit Evropian që kanë bllokuar rreth 300 milionë për projekte të ndryshme, në Shkup, Kryeministri kërkon që të shkëputet procesi i integrimit evropian i Kosovës nga Marrëveshja e Ohrit. Gjithë ai aparat qeveritar, me gjithë ata këshilltarë, e me Presidenten juristen, si nuk e kanë kuptuar gropën ku kanë rënë me pranimin e Marrëveshjes së Ohrit? Është e kuptueshme tani injorimi që iu bënë BE-ja kur kërkojnë të shkëputet procesi i integrimit evropian të Kosovës nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Hoti në rrjetin e tij në Facebook.

    Tutje ai ka thënë se gjatë qeverisjes së Isa Mustafës është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian që shtron rrugën për integrim drejt BE-së.

    Dhe sipas tij kjo është marrëveshja e parë kontraktuale Kosovë-BE, me status të veçantë për shkak të vendeve mosnjohëse në BE.

    Tutje ai ka kujtuar se Marrëveshja e Ohrit është bërë me vullnet të lirë e madje Kurti ka insistuar nëpër korridoret e hotelit në Ohër për të marrë nënshkrimin e marrëveshjes. Megjithatë thotë se tashmë kur është shkaktuar dëmi e kur Kosova po vuan nga sanksionet e BE-së, Kurti po kërkon të shkëputet procesi i integrimit evropian të Kosovës nga Marrëveshja e Ohrit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark