×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Marrëveshja e Ohrit shembet në më pak se 30 ditë”

    Insajderi
    22 March 2023 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Kjo është një cirk i plotë”, ka shkruar në rrjetin e tij në Twitter, ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, në lidhje me zotimet e bëra në Marrëveshjen Bazë në Ohër, ku ka parashikuar “shembjen e plotë të marrëveshjes për 30 ditë”, shkruan Insajderi.

    “Kjo është një cirk i plotë. Me të vërtetë shpresoj ta kem gabim, por parashoh shembje të plotë të [marrëveshjes në] Ohër në më pak se 30 ditë. Të gjitha këto ‘hapat e menjëhershëm’ që parashihen? Asnjëra nuk do të ndodh”, ka shkruar Selimi.

    “Tani Serbia zgjeroi vijat e saj të kuqe duke kundërshtuar jo vetëm anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara por gjithashtu edhe ‘në të gjitha agjencitë e OKB’-së”, ka shkruar Selimi.

    Kujtojmë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka nënshkruar marrëveshjen, dhe është deklaruar publikisht se do të zbatojë “shumicën prej neneve” përveç atyre që sipas tij i referohen njohjes “de jure” ose “de facto” të shtetit të Kosovës, si dhe pjesët që mund t’i shtrojnë Kosovës rrugën për anëtarësim në OKB./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark