×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Marrëveshja mbi 34 milionëshe, Hovenier: Ky është manifestim i përkushtimit tonë ndaj popullit të Kosovës

    Insajderi
    15 September 2023 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe USAID-it tha se sot u nënshkrua marrëveshja prej më shumë se 34 milionë dollarësh për të mbështetur aktivitetet e shumta të USAID-it në Kosovë.

    Hovenier theksoi se me këtë konfirmohet partneriteti afatgjatë dhe i qëndrueshëm i SHBA-së me popullin e Kosovës.

    “Ky fond do të mbështesë qëllimet strategjike të SHBA-së për Kosovën përfshirë përpjekjet për avancimin e integrimit të Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përpjekjet për promovimin e rritjes dhe përparimit ekonomikë si dhe përpjekjet për forcimin e qeverisjes së mirë dhe zhvillimit të institucioneve demokratike”, tha ambasadori.

    Tutje ai tha se të gjitha programet e USAID-it në Kosovë kanë për qëllim të sigurojnë se të gjithë kosovarët kanë qasje efektive dhe të prekshme në shërbimet që ofrojnë institucionet e tyre.

    “Gjithashtu mendojë se është e dobishme të thuhet se nga vitit 1999 ShBA ka investuar më shumë se dy miliardë dollarë për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta.

    Ky është manifestim i përkushtimit tonë ndaj popullit të Kosovës”, tha Hovenier.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark