×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Marshojnë studentët – kërkojnë përjashtimin e profesorit Bejta

    Insajderi
    12 April 2023 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë ka mbajtur në marsh simbolik në shenjë pakënaqësie dhe revolte ndaj menaxhmentit të UP-së, për mosndëshkimin e profesor Bekim Bejtës.

    Ndonëse, Senati i Universitetit të Prishtinës ka vendosur të mërkurën që ta suspendojë profesorin Bekim Bejta nga procesi mësimor dhe të gjitha aktivitetet akademike në UP.

    Sipas njoftimit të Këshillit Studentor të Fakultetit të Filologjisë, Bejta është suspenduar lidhur me shkeljet e vazhdueshme disiplinore të denoncuara nga studentët.

    Madje, siç thotë njoftimi, ai pritet të përjashtohet përfundimisht shumë shpejt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark