×
  • Showbiz
  • Show

    Martesa e Elia Zaharias dhe Princ Lekës drejt divorcit

    Insajderi
    21 December 2023 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Marrëdhënia e Elia Zaharias dhe Princ Lekës duket se ka shkuar drejt fundit. Dyshja ka nisur procedurat e divorcit zyrtarisht.

    Kujtojmë që çifti u fejua në Paris në vitin 2010 dhe Elia është shprehur që e vetmja arsye se pse është kthyer në Shqipëri është ai. Ata janë martuar në vitin 2016, ceremonia tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Pas katër vitesh martesë ata sollën në jetë vajzën e tyre, Geraldina.

    Dyshimet për ndarjen e çiftit nisën pikërisht në ditëlindjen e tretë të vajzës, ku si Elia si Princi e festuan të ndarë dhe daljet e tyre publike së bashku në fakt mungojnë për rreth dy vite.

    Elia dhe Princi prej kohësh tashmë në daljet e tyre publike janë fotografuar pa unazën e tyre të martesës.

    Çifti për vajzën e tyre Geraldina, do të vijojnë të kujdesen në mënyrë të barabartë. Si Elia po ashtu dhe Princi kanë kërkuar që asnjë rutinë e saj të mos cënohet dhe mos e ndiejë aspak ndarjen e prindërve të saj.

    Por divorci nuk do të privojë Elia Zaharia nga trashëgimia pronësore e Familjes Zogu, sipas albeu.com, pasi ajo do të marrë pjesën e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark