×
Show / Fashion

Martohet me dashurinë e jetës një ditë para se të vdiste nga tumori i trurit

Insajderi
28 June 2019 - 14:18
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua është martuar me të fejuarin e saj me sëmundje të pashërueshme vetëm një ditë para se ai të humbiste betejën me kancerin.

Navar Herbert u nda nga jeta mbrëmjen e së martës.

22-vjeçari u diagnostikua me tumor në tru disa muaj më parë dhe gjendja e tij u përkeqësua shpejt.

Dhe gruaja e tij, Maia Falwasser publikoi pamjet e dasmës në oborrin e shtëpisë në faqen GoFundMe për të mbledhur para për transportimin e trupit të Navar në vendlindjen e tij Otorohanga, Zelandën e Re.

Navar u ndihmua nga miqtë dhe familja për tu përgatitur për ceremoninë. Ata e ndihmuan të vishte kostumin e bardhë dhe më pas shkoi në ceremoni me karrocë me rrota.

Maia u shoqërua drejt altarit nga nëna saj, para se të bashkohej me Navar.

22-vjeçari i tha se sa shumë e donte para se zyrtarisht të bëheshin burrë dhe grua.

Djali i tyre i vogël, Kyrie ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoni.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark