×
  • Showbiz
  • Show

    Martohet Zhaklin Lekatari? Ronaldo Sharka bën deklaratën e papritur

    Insajderi
    14 September 2023 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një muaj më parë ish-opinionistja e “BBV”, Zhaklin Lekatari ka treguar se ka nisur një lidhje dashurie, por pa zbuluar identitetin e mashkullit që i ka “rrëmbyer” zemrën.

    Ajo është shumë diskrete përsa i përket jetës private, duke mos treguar detaje të reja.

    Mirëpo fansat janë shumë kuriozë për jetën sentimentale të ish-opinionistes, ndërsa në lidhje me të ata kanë gjetur rastin që të pyesin mikun saj, moderatorin e njohur Ronaldo Sharka.

    “Ka zëra se është martuar Zhaklina, di gjë ti si mik i saj?”, ishte një ndër pyetjet që fansat i drejtuan moderatorit gjatë bisedës së zhvilluar në Instagram.

    Nga ana tjetër pa hezituar ai ka treguar se Zhaklina do të martohet në nëntor të këtij viti.

    “Zhaku do të martohet në nëntor të këtij viti.”- tha ish-banori.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark