×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Masakër me përmasa të mëdha”, Prokuroria me prova për vrasjen e 370 civilëve nga serbët në Rekën e Keqe të Gjakovës

    Insajderi
    08 December 2023 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurorja speciale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Drita Hajdari në një konferencë për media ka njoftuar për një operacion sistematik i Ushtrisë Jugosllave dhe Ministrisë së punëve te brendëshme të Serbisë gjatë peridhës 27-29 prill të vitit 1999.

    “Hetimi i Prokurorisë Speciale vërtetoi se në periudhën 27 -29 prill 1999, ishte zhvilluar një operacion sistematik i Ushtrisë Jugosllave dhe Ministrisë së punëve te Brendshme të Serbisë”.

    Prokuroria Hajdari tha se në atë operacion janë vrarë 370 civil që nuk merrnin pjesë në grupime në momentin e vrasjes, viktimat ishin nga fshatrat e treves Reka e Keqe.

    Tutje ajo tha se trupat e viktimave ishin varrosur në varrezat publike në Prekoc të Gjakovës, te cilat më pas u zhvarrosën dhe u zhvendosën në varrezat e përbashkëta në Batanic të Serbisë, me qellim për të fshehur krimet e kryera gjatë këtij operacioni.

    Ne atë operacion janë vrarë 370 civil që nuk merrnin pjesë në grupime në momentin e vrasjes, viktimat ishin nga fshatrat e treves Reka e Keqe, për shumicën e të vrareve kjo Prokurori ka siguruar prova përkatëse të vdekjes. Mirëpo përveç vrasjeve operacioni përfshinte dëbimin e mijërave nga ai regjio, djegien e shtëpive. Trupat e te vrarëve ishin varrosur në varrezat publike në Prekoc të Gjakovës, te cilat më pas u zhvarrosën dhe u zhvendosën në varrezat e përbashkëta në Batanic të Serbisë, me qellim për të fshehur krimet e kryera gjatë këtij operacioni. Në bazë të kësaj kemi vërtetuar se ka ndodhur një masakër me përmasa të mëdha”, tha Prokurorja speciale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Drita Hajdari./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark