×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Masakra në qendrën tregtare në Australi/ Babai i autorit zbulon arsyen pse i biri shënjestroi vetëm gratë

    Insajderi
    16 April 2024 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    40-vjeçari, i cili të shtunën goditi për vdekje gjashtë persona dhe plagosi 12 të tjerë në një qendër tregtare në një periferi të Sidneit, ishte i zemëruar sepse nuk mund të gjente një të dashur, thanë prindërit e tij.

    Deklarata e tyre vjen për të konfirmuar vlerësimin e policisë se Joel Cauchi duket se kishte shënjestruar kryesisht gratë, pasi pesë nga gjashtë viktimat e tij dhe shumica e 12 personave që ai plagosi ishin gra.

    “Ai donte të gjente një të dashur, nuk kishte aftësi sociale dhe humbi mendjen sepse ishte i frustruar”, tha babai i tij 76 vjeçar duke shprehur trishtilin e thellë për personat që humbën jetën.

    Ndërkohë, kryeministri Anthony Albanese i ka ofruar një francezi që ndërhyri për të neutralizuar sulmuesin, mundësinë për të qëndruar në Australi sa të dojë dhe për t’u bërë shtetas australian./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark