×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Masat e GjND’së kundër Izraelit, reagon BE

    Insajderi
    26 January 2024 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë  për të vendosur masa emergjente kundër Izraelit.

    Përmes një deklarate, Komisioni Evropian tha se presin zbatim të plotë dhe të menjëhershëm të vendimit të GJND-së, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

    “Urdhrat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të detyrueshme për palët dhe ato duhet t’i respektojnë ato. Bashkimi Evropian pret zbatimin e tyre të plotë, të menjëhershëm dhe efektiv”, thuhet tutje në deklaratë.

    GjND vendosi për një sërë masash emergjente kundër Izraelit, duke përfshirë kufizimin e vrasjeve dhe dëmtimeve të civilëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark