×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ”MASHT lidhur me tekstet shkollore krijoi probleme”, Jasharaj takohet me Përparim Ramën

    Insajderi
    26 September 2023 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe Kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Prishtinën Ahmet Pllana  janë takuar me  kryetarin e kryeqytetit të Kosovës, Përparim Rama.

    Në këtë takim me Ramën, kreu i SBAShK-ut ka përmendur vendimin e MAShTI-t lidhur me tekstet shkollore.

    “Kryetari i SBASHK-ut Jasharaj ka përgëzuar kryetarin e Prishtinës për gjithë angazhimet në shërbim të qytetarëve dhe për bashkëpunimin e tij e të Drejtorisë së Arsimit me SBASHK-un në përpjekjet e përbashkëta në shërbim të arsimit dhe të realizimit të kërkesave të anëtarësisë.  “Kryetari i SBASHK-ut ka deklaruar se kemi pasur pritje se ky vit shkollor do të fillojë mbarë, por vendimi i gabuar i MASHTI-t  lidhur me tekstet shkollore krijoi probleme të theksuara gjatë gjithë muajit shtator ngase furnizimi me tekste shkollore pa fajin e prindërve, mësimdhënësve e nxënësve ka ndodhur me një ritëm shumë të ngadalshëm. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri i ka treguar kryetarit Rama për shumë nga aktivitetet e SBASHK-ut  në shërbim të anëtarësisë dhe të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë. Ai pastaj ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar me dialogun e sinqertë dhe bashkëpunimin e përbashkët në shërbim të arsimit në  kryeqytet”, thuhet në komunikatë.

    Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Prishtinën Ahmet Pllana është shprehur se bashkëpunimi me DKA-në e Prishtinës është në nivel  dhe se kështu do të vazhdohet edhe në të ardhmen sepse kur ka dialog e bashkëpunim të sinqertë, atëherë nuk mungojnë as angazhimet e përbashkëta e të suksesshme për të realizuar misionin e shenjtë për arsimimin dhe edukimin e brezave.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka  shprehur respekt për angazhimet e SBASHK-ut si zë i fuqishëm i punëtorëve arsimor dhe ka treguar për gatishmërinë e tij e të gjithë institucioneve komunale për të vazhduar me bashkëpunimin dhe angazhimet e përbashkëta në shërbim të arsimit.  Ai ka përmendur edhe angazhimet që përmes mjeteve bashkëkohore të punës mësimi të bëhet më atraktiv dhe më i lehtë  për  nxënësit  duke ndihmuar kështu edhe në ngritjen e cilësisë në arsim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark