×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Mashtrimi i ka këmbët e shkurtra”, Tahiri thotë se Kurti po prezanton projekte të nisura nga Qeveria Haradinaj

    Insajderi
    04 November 2023 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po prezanton projekte të cilat kanë filluar në Qeverinë Haradinaj. 

    Këtë reagim ai e bëri pasi Kurti sot përuroi dy tunele dhe rihapjen e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë.

    Këtë vepër infrastrukturore, pra këtë urë dhe autostradë e ka përfunduar Ministri Pal Lekaj, e i cili qe dy vjet është në procedurë gjyqësore. Ai për këtë vepër u persekutua publikisht shumë herë, e sot të njëjtën po e prezanton kryeministri bashkë me hekurudhën që e ka nis ministri Pal Lekaj”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

    Tutje, Tahiri tha se është mirë që projektet vazhdohen e kryhen, “rasti i autostradës që e ka nisur kryeministri, Hashim Thaqi e që e përfundoi Pali, si dhe hekurudhën që e nisi Qeveria e Ramush Haradinaj e po e përfundon Albini”.

    FAKTET: Foto 1: Ura 5.6 kilometra e përfunduar si dhe 56 kilometra të shtruara për 18 muaj në Qeverinë Haradinaj nga Ministri Lekaj që sot po baravatet nëpër Gjykata. Foto 2: Ura e papërfunduar e cila ishte për shumë muaj në bllokadë dhe para vendimit me shku në arbitrazh. Duhet të thuhet se nga nisja e autostradës, për tri vite janë shtruar vetëm 13 kilometra asfalt në autostradë. Foto 3: Inaugurimi i investimit të hekurudhës nga kryeministri, Ramush Haradinaj dhe Ministri, Pal Lekaj. Gjumë të ëmbël Kosovë!”, ka shkruar Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark