×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Mashtrimi nuk kalon”, Haxhiu i reagon ministrit Çeku për 27 stadiumet

    Insajderi
    23 September 2023 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili tha se në 5 vitet e ardhshme do të ndërtohen e rinovohen 27 stadiume.

    Haxhiut tha se Çeku tash e tri vjet i ka bllokuar investimet në sport, në Stadiumin Nacional afër aeroportit të Prishtinës, Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, stadiumin e Gjilanit, Pejës, Gjakovës e Drenasit, me arsyetimin se duhet të miratohet strategjia për sportin.

    Tani ministri Çeku pa pasur strategji të miratuar për sportin po premton projekte për 5 vite! A duhet të jap llogari ministri Çeku për bllokimin e investimeve në stadiumet tona të cila janë shndërruar në gërmadha për shkak të ndërprerjes së investimeve. Mashtrimi nuk kalon”, shkroi Haxhiu në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark