Uthulla e mollës në kombinim me mentën, është zgjedhja e duhur për heqjen e yndyrës.
Në ndryshime temperaturash, flokët janë mjaft të ndjeshëm dhe lëkura e skalpit po ashtu.
Krijimin e yndyrës në flokë e sjellin një sërë faktorësh, si stresi, pagjumësia, klima, larjet e shpeshta, qëndrimi i zgjatur në ambiente publike, madje edhe vendi i punës.
Megjithatë, një trajtim i thjeshtë dhe me produkte natyrale (është shumë e rëndësishme të mos përdorni në flokë produkte kimike, sidomos në ndryshime temperaturash) është një maskë, e cila ka në përbërje të saj uthullën e mollës.
Uthulla e mollës është një përbërës i shkëlqyer për lëkurën e kokës, pasi lufton yndyrën dhe zbokthin, rregullon ekuilibrin e PH të lëkurës dhe eliminon qelizat e vdekura të lëkurës.
Po ashtu, uthulla pastron flokët edhe nga produktet e tjera që mund të kesh përdorur si shkuma, llaku, kremra apo vajra të ndryshëm. Kombinimi me mentën është ideal për heqjen e yndyrës.
Përbërësit:
▪ 3 gota ujë ambienti
▪ 2 luge gjelle uthull molle
▪ disa gjethe mente
Përgatitja:
Në ujin që ke vendosur në një enë hidh gjethet e mentes dhe dy lugë uthull. Lëre përzierjen për gati 30 minuta.
Pas larjes së zakonshme të flokëve, shpëlaji me masën e përzier.
Përdore sa herë i lan flokët dhe brenda dy javëve do ta vëresh ndryshimin.