Është shumë me rëndësi që matjen ta bëjë personi i stërvitur dhe që fëmija të marrë pozitë të drejtë
Te rastet e dyshimit në çrregullimin e rritjes, bashkë me metodat e tjera, është e domosdoshme edhe matja e gjatësisë së trupit të fëmijës, shënimi i të dhënave në kartonin shëndetësor dhe krahasimi i tyre me vlerat referente të gjatësisë së vogëlushëve të moshës dhe gjinisë së njëjtë, transmeton Telegrafi.
Fëmija patjetër duhet të qëndrojë zbathur, me shputa të bashkuara, ndërkaq për shkak të rehatisë, shputat duhet të jenë të ndara nën këndin prej 45 gradësh.
Qafa, supet, vithet dhe thembrat duhet të prekin sipërfaqen vertikale të matësit të gjatësisë.
Koka duhet të jetë në pozitën e tillë që linja e imagjinuar e cila bashkon skajin e kapakut të poshtëm të syrit dhe vrimës së kanalit të veshit të jashtëm të jetë horizontale.
Më së miri është që gjatësia të matet në mëngjes, në mënyrë që të shmanget dallimi i kushtëzuar i qëndrimit gjatë ditës.
Fëmija duhet të shtrijë gjunjët dhe të shtrëngojë qafën sa më shumë.
Për të konstatuar gjatësinë reale dhe për të vlerësuar që eventualisht ekziston çrregullimi i punës së hormonit të rritjes te fëmijët dhe tinejxherët, matjet duhet të bëhen sa më shpesh, apo së paku një herë në vit.