Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit ish-deputet në Parlamentin e Maqedonisë, Ruzhdi Matoshi, tregoi se ai me Ramush Haradinajn ka pasur bashkëpunim të hershëm dhe ai ka pasur ndikim në luftën në Maqedoninë.
Matoshi tregon se oferta i ka ardhur nga Haradinaj dhe tani është inkluziv dhe i futur në programin e AAK-së, si program që është shumë dinamik në ekonomi, politika të jashtme, është një program shumë i pasur.
“Është pika e interesave nacionale, Haradinaj qëndron shumë këtu. Kosova duhet të integrohet në BE, por kemi pesë vende që nuk na njohin dhe ato bëjnë telashe të mëdha, Haradinaj kërkon që ata të jenë më konkret. Ne duhet të marrim statusin kandidat për të zhvilluar Kosovën. Haradinaj ka paraqitur një plan B një bashkim me Shqipërinë që Kosova de facto të jetë pjesë e NATO-s. E njohim diplomacinë evropiane dhe i njohim hapat e breshkës së tyre, por kërkojmë të bëjmë precedanin në konceptin politik”, u shpreh Matoshi.
Ai shtoi se Kosova do përkrahje e mobilitet ekonomik.
“Kemi pas rritje të disa kapaciteteve instutcionale që deshmojnë se Kosova ende më shumë të shkojë përpara. Koncepti i lirisë, aktiviteteve kundrejt Kosovës i shpejtimit të proceseve do të jetë me i madh”, tha ndër tjerash.