Ruzhdi Matoshi, është kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit ish-deputet në Parlamentin e Maqedonisë.
Matoshi poashtu është edhe ligjërues universitar.
Matoshi përmes një shkrimi në Facebook ka shpalosur vlerat e mërgatë për gjatë viteve dhënë Kosovës.
“Mergata ka dhënë gjithçka për Kosovën. Në ditët më të vështira të okupimit të Kosovës, gjatë viteve të 90ta, ju i dhatë jetë institucioneve, mbajtët familjet dhe Kosovën dhe bashkarisht luftuam okupatorin. Sot, mërgata dhe Kosova janë NJË”, ka shkruar Matoshi.
Ai poashtu ka thënë se AAK ka një program të qartë për integrimin e mërgatës në jetë ekonomike në Kosovë.
“Aleanca ka program të qartë për integrimin e mërgatës në jetën ekonomike në Kosovë. Ju do të vini të investoni në Kosovë, por nuk do të keni barriera.
Do të krijojmë kushte të favorshme në mënyrë që të zhvillojmë biznese që janë konkurrente në tregjet evropiane. Bashkëpunimi juaj me bizneset e Kosovës do të thotë më shumë eksport drejt tregjeve evropiane. Ju ftojmë të na bashkangjiteni në rrugëtimin tonë!”, ka shkruar Matoshi./Insajderi.org