×
Zgjedhjet 2021

Matoshi i AAK-së zbulon projekte infrastrukturore që synon t’i realizoj në mandatin e ardhshëm

Insajderi
08 February 2021 - 12:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ruzhdi Matoshi, ka folur rreth projekteve infrastrukturore që synon të shtyjë përpara në legjislaturën e ardhshme.

Matoshi, i cili vjen nga komuna e Shtërpcës, është shprehur se pavarësisht se në çfarë funksioni do të ketë në politikë, ai do synoj dhe loboj për zhvillimi e disa projekteve.

“Unë dëshirojë të jem një lobues i madh në investimin e kompleksit turistik Brezovica. I përkas asaj zone dhe është një aset i rëndësishëm ekonomik i Kosovës.

“Do të punojë për infrastrukturën turistike që duhet ta kenë fshatrat e Kaçanikut, Ivaja, Shtraza, Kotlina, janë vende të bukura që mund t’i lidhim me një resorë turistik deri në majën e Lubotenit.

“Jam për një rrugë që e zhvillon dhe lidh Kaçanikun me Ferizajn, një rrugë operative që do ta rrit objektivin e zhvillimit ekonomik në këtë zonë.”

“Gjithashtu, do të dëshiroja shumë që të kemi një pikë kufitare me Anushës dhe Dëbëlldes, është një vend shumë piktoresk dhe është një vend që dëshiron lidhje operative me Kosovën.  

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark