Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit ish-deputet në Parlamentin e Maqedonisë, Ruzhdi Matoshi, ka thënë se Prizreni dhe Tetova meritojnë një investim kapital të përbashkët.
Matoshi ka shkruar se AAK do të ndërtojmë rrugën Prizren – Tetovë, rrugë që do të lehtësoj udhëtimin e banorëve, mallrave e do të lidhë një herë e mirë këto dy qytete shqiptare.
“Prizreni dhe Tetova janë dy qytete motër e vëlla ku perandori dhe qeveri nuk i lanë kurrë që të bashkëveprojnë. Prizreni dhe Tetova meritojnë një investim kapital të përbashkët. Ne do të ndërtojmë rrugën Prizren – Tetovë, rrugë që do të lehtësoj udhëtimin e banorëve, mallrave e do të lidhë një herë e mirë këto dy qytete shqiptare”
“Ky investim do të shkurtoj rrugën në 30 minuta nga më shumë se 2 orë sa është sot! Rruga Prizren – Tetovë është amanet përmbi amanetët.
Kjo rrugë është investim kombëtar dhe do është prioritet mbi prioritetet.
Kjo rrugë është prioritet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe do të jetë edhe prioriteti im si deputet i AAK-së. Aleanca është forca e Kosovës, votoni AAK-në dhe numrin tim 34. Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar Matoshi./Insajderi.org