23:34 - 19 Dhjetor 2022

Zakonisht qëllon me plumb. Lothar Matthäus, ish-kapiten i kombëtares gjermane, zakonisht nuk i duhet shumë për të akuzuar dikë rëndë. Kritikat e tij janë të pangopura dhe ajo që ka derdhur ndaj Cristiano Ronaldos pas pjesëmarrjes në Botërorin e Katarit nuk shkon kot.

“Me egon e tij, Ronaldo ka dëmtuar ekipin dhe veten e tij. Nuk ka dyshim se ai ishte një lojtar i madh dhe në një nivel absolut. Por tani ai ka dëmtuar legjendën e tij. Është e vështirë për mua të mendoj se ai mund të gjejë një vend në një skuadër. Ronaldo më bën të më vijë keq për të”, ka komentuar gjermani në një intervistë për gazetën Bild.

Portugalia u largua nga Kupa e Botës në çerekfinale pasi u eliminua nga Maroku. Cristiano ishte zëvendësues në dy ndeshjet e fundit. “Ai është dështimi më i madh në Botëror, krejt e kundërta e Messit”,- komentoi mesfushori gjerman kur krahasoi Botërorin e portugezit me atë të Messit, i cili u shpall kampion dhe drejtoi ekipin e tij në një titull mëse të dëshiruar. “Ai është fituesi absolut. Ai e meriton sepse ai më ka dhënë mua dhe të gjithë tifozëve të futbollit gëzim të madh me cilësitë dhe mënyrën e tij të lojës. Dhe ai e bën këtë për 17-18 vjet. Për mua, Messi është lojtari i mijëvjeçarit.

Për Matthaus, përveç Cristiano Ronaldos, zhgënjim i madh ishte edhe gjykimi: “Kishte shumë gabime gjatë turneut dhe VAR nuk ndihmoi në korrigjimin e tyre.”