×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Mbahet konferenca shkencore me temën “Terminologjia e fushave humane dhe pasqyrimi i saj në fjalorë”

    Insajderi
    12 May 2023 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më datë 11.5.2023, në Universitetin e Tiranës, i zhvilloi punimet Konferenca ndërkombëtare në gjuhësi, “Terminologjia e fushave humane dhe pasqyrimi i saj në fjalorë”.

    Në këtë konferencë, nga Dega e Gjuhësisë e Institutit Albanologjik, me kontributet e tyre shkencore u paraqiten studiuesit:

    Prof.asoc.dr.Abdurrahim Maxhuni – Ndihmesa e revistës “Gjuha shqipe” në fushën e terminologjisë

    Prof.ass.dr.Vjosa Osmani – Terminologjia si pasqyrë e ndryshimeve shoqërore

    Prof. ass. dr. Afërdita Abdullahi – Studime për terminologjinë në gjuhësinë shqiptare

    Prof.ass.dr. Sejdi Gashi – Ndikimi i medias në shterminologjizimin e terminologjisë

    Prof.ass.dr. Shpresa Ismajli – Përdorimi i figurshëm i termave në ligjërimin artistik.

    Ky aktivitet shkencor i zhvilloi punimet në disa seanca, ku u diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me terminologjinë e fushave humane dhe pasqyrimin e saj në fjalorë.

    Studiuesit e Institutit Albanologjik i prezantuan rezultatet e arritura në studimet e tyre, dhanë ide e propozime për shumë çështje që lidheshin me temën e këtij aktiviteti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark