×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mbahet sot mbledhja e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, pritet të nënshkruhen 15 marrëveshje

    Insajderi
    26 November 2021 - 08:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, takohen sot në Elbasan, ku edhe do ta mbajnë mbledhjen e përbashkët.

    KosovaPress ka mësuar se janë rreth 15 marrëveshje që pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje të përbashkët.

    Fokusi i kabineteve qeveritare do të jetë në fushën e lëvizjes së lirë, arsimit, drejtësisë, infrastrukturës, kulturës dhe lehtësimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar.

    Njohësit e proceseve politike të të dyja shteteve, kanë sugjeruar qeveritë të shmangin dallimet për iniciativën rajonale Ballkani i Hapur dhe të fokusohen në avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

    Kjo është mbledhja e shtatë me radhë e dy qeverive.

    Ja axhenda:

    09.45– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës.

    10.00– Mbërritja e Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës.

    Në mbërritje, kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

    Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë.

    10.10– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë.

    11.20– Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare.

    11.30– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave.

    12.05– Foto e përbashkët.

    13.10– Forumi i Biznesit Shqipëri-Kosovë.

    Bashkëbisedim i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark