×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe dje po këndonte “Donnarumma, biri i kurv*s” së bashku me tifozët e Milanit

    Insajderi
    08 November 2023 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tifozët e Milanit prisnin me padurim që Gianuligi Donnarumma të kthehej në San Siro. Ata e pritën në ndeshjen e javës së 4-të të Champions League dhe patën mundësinë të hakmerren, gjë që në fund e bënë.

    Sapo doli për nxehje, portieri u prit me fishkëllima të mëdha, që ishte një tregues i ferrit që do të kalonte gjatë ndeshjes. Pak para fillimit të ndeshjes, tifozët e Milanit hodhën mijëra kartëmonedha false me fytyrën e Donnarumma dhe fjalën mercenar të shkruar në të, por edhe këndonin me kore fyese drejtuar portierit italian: “Donnarumma, biri i kur*ës”.

    Në atë moment, kamerat kanë kapur edhe Kylian Mbappe, i cili si në shaka këndonte së bashku me tifozët e Milan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark