Kampionët e Ligue 1 e kanë nisur sezonin me dy fitore nga dy nën drejtimin e trajnerit të ri Christophe Galtier , duke shënuar 10 gola.
Kylian Mbappe hapi llogarinë e tij për sezonin e ri në pjesën e dytë, por pati një pjesë të parë për t’u harruar.
Ai humbi një penallti kur shifrat ishin 0:0, ndërsa një rast tjetër mori vëmendjen e të gjithve në rrjetet sociale
Vitinha nisi një aksion për PSG-në dhe pati Mbappen në të majtë dhe Messin në të djathtë.
Ai zgjodhi të pasonte te Messi, çka bëri që francezi të nervozohej keq.
Ai madje u ndal dhe nuk e ndoqi fare aksionin, i cili për pak sa nuk u finalizua me gol nga Achraf Hakimi