×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Mbase nuk e prezantoj unë BBV vitin tjetër”, Arbana Osmani reagon menjëherë ndaj deklaratës së Ledionit gjatë ‘Prime-it’

    Insajderi
    14 February 2024 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Plot surpriza spektakli i sotëm i ‘Big Brother Vip’. Prezantuesi Ledion Liço devijoi paksa rregullat e ‘Vëllait të Madh’, duke i dhënë një informacion nga jashtë njërit prej banorëve të shtëpisë, Romeo Veshaj.

    Ledioni i komunikoi Romeos se shoku i tij, Elvis Myrta, i eliminuar nga shtëpia, tashmë është pjesë e stafit në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel, një program të cilin e drejton Romeo dhe vëllai i tij Donaldi.

    Ndërsa në një moment tha “Ku i dihet nuk e prezantoj më unë”.

    Pak minuta pas kësaj deklarate, Arbana Osmani, prezantuesja e dy edicioneve të mëparshme të ‘Big Brother VIP’, postoi në InstaStory një mesazh: “E di, e di :)”.

    Ky postim është parë në rrjetet sociale si një thumb i hapur kundërdrejt Ledionit, i cili mori rolin e saj si prezantues për sezonin e tretë. Mirëpo kishte edhe komente që ngritën dyshimet se moderatorja mund të rikthehet në format, meqënëse emri i saj preferohet më shumë për drejtimin e ‘BBV’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark