Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Ali Stublla, po merr mbështetje të madhe nga qytetarët për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Por, gjatë ditës së sotme, Stublla ka marr një mbështetje të veçantë, po ashtu nga një përson i veçantë për të.
Është vajza e tij, Mirjeta, e cila përmes një video i ka dhënë mbështetjet babait të saj, për t’u zgjedhur njëri nga deputetët e PDK-së me 14 shkurt.
Ajo ka shprehur gëzimin e saj që vota e saj e parë, pasi edhe do të votojë për herë të parë, do të jetë për babain e saj.
Ndërsa, kandidati Stublla, është shprehur i emocionuar për përkrahjen e veçantë që ka marrë.
“Sa më gëzon fakti që une do të jem personi i parë që do të votosh, e më shumë më gëzon fakti që ti ke një mendje të shëndosh e je kaq e mençur. Faleminderit për këtë emocion, faleminderit për mbështetjen vajza ime! PDK 134✅, #EnverHoxhaj1✅, #AliStublla98✅”, ka shkruar Stublla në rrjetin social Facebook. Insajderi.org