×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mbetet vetëm edhe zyrtarizimi – Sergio Ramos lojtarë i PSG

    Insajderi
    01 July 2021 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sergio Ramos pritet të zyrtarizohet si transferimi i radhës te PSG. Qendërmbrojtësi, i cili u largua pas 16 vitesh nga Real Madrid, ka pranuar ofertën e francezëve.

    Momentalisht nuk janë publikuar shifra mbi përfitimet që mbrojtësi francez do të ketë. Gazetari i RMC Sport, Mohamed Bouhafsi, shkruan se Ramos ka arritur marrëveshje për dy sezone.

    Ndër të tjera ai raporton se vëllai i mbrojtësit është në Paris dhe ka mbyllur gjithçka. Në ditët në vijim Ramos do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të vijë firma dhe zyrtarizimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark