×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Mbi 1 mijë lëndë që duhet verifikuar, vlera mbi 20 milionë euro” – U.d i Fondit Shëndetësor flet për keqpërdorimet brenda këtij institucioni

    Insajderi
    11 December 2022 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ushtruesi i detyrës të Drejtorit në Fondin për Sigurime Shëndetësore, Bujar Kaquri ka folur lidhur me hetimet që janë duke u bërë brenda fondit për rastet e trajtimeve shëndetësore.

    Kaquri në InDoks të Gazetës Insajderi ka deklaruar se mbi 1 mijë lëndë janë në hetim e sipër e që kapin vlera të majme.

    “Numri i lëndëve që janë verifikim e sipër është më tepër se mbi 1 mijë lëndë vlera e tyre sillet dikun përmbi 20 milionë euro, mirëpo ato janë trashgëu. Ka lëndë që janë trashëgu prej vitit 2019 e që s’janë trajtu”, deklaroi ai.

    U.D Kaquri përmend edhe një problematik që ka të bëjë me Ministrinë e Shëndetësisë.

    “E të gjitha ato i kemi marrë e evidentu ka qenë edhe një problematik tjetër, sepse në një periudhë më të hershme Bordi Ekzekutiv i emëruar nga ministri me kërkesën e kryesuesit ose kryesit të bordit të gjitha lëndët e trajtimit jashtë vendit janë bartur nga zyrat e Fondit në Ministrinë e Shëndetësisë”, ka thënë Kaquri.

    “Ndërkohë kemi pasur problem në evidentimin e saktë të këtyre lëndëve mirëpo tash të gjitha ato lëndë janë rikthyer në zyrat tona dhe jemi duke i bërë evidentimin aq sa mundemi sa më korrekt dhe pastrimin e atyre aplikacioneve, të cilat kanë mundur të duplifikohen në regjistrim për arsye se bartja ka qenë një proces jo normal i atyre lëndëve nga zyra e fondit në ministri”.

    I pyetur se kur ka ndodhë kjo bartje e materialeve nga FSSH në Ministri, ai tha “…Ka ndodhë në vitin 2020 nuk jam shumë i sigurte mirëpo bordi paraprak para këtij që është në funksion e ka bërë një gjë të tillë”.

    Intervista e plotë:

    InDoks, 5 muaj më parë kishte realizuar ekskluzivisht për keqpërdorimet që ishin bërë brenda Fondit:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark