×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mbi 1000 automjete të bllokuara në Suedi për shkak të borës

    Insajderi
    04 January 2024 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Si pasojë e reshjeve të bores në Suedi janë bllokuar rreth 1000 vetura për më tepër se 24 orë në një prej rrugëve kryesore të Suedisë.

    Sipas raportimeve nga BBC, autoritetet suedeze kanë njoftuar se ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë natës për të evakuuar personat e ngujuar në rrugën kryesore “E22” në zonën Skane në jug të Suedisë.

    Kaosi u shkaktua pas rënies së temperaturave nëpër shtetet nordike, ndërsa moti ekstrem ka goditur disa pjesë të Suedisë, Finlandës dhe Norvegjisë, shkruan albinfo.ch.

    Ndërkaq, stuhitë e borës në Danimarkë kanë bllokuar shoferët në autostradë në afërsi të Aarhusit nga dje teksa sipas stacionit meteorologjik në veri të Suedisë janë regjistruar netët më të ftohtë në 25 vjetët e fundit të martën, ku temperaturat arritën në minus 43.6 gradë Celsius.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark