×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Mbi 110 mijë qytetarë lëvizën për 10 ditë në aeroportin ‘Adem Jashari'”

    Insajderi
    11 January 2024 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka treguar se mbi 110 mijë qytetarë lëvizën për 10 ditë përmes këtij aeroporti.

    Gara tha se ka kërkesa më të mëdha për shkak të festave të fundvitit, por edhe për shkak të liberalizimit të vizave.

    “Shumica e qytetarëve kanë marrë informacionin e duhur pasi që kanë marrë fletushka në aeroport nga Ministria e Jashtme se cilat kushte duhet plotësuar për të udhëtuar pa viza”, tha Gara për Klanin.

    Ajo shtoi se në ditët në vijim do të dalin me statistika të përgjithshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark