Mbi 19 milionë euro të kursyera nga 5 ministri, qeveria merr këtë vendim – Insajderi
×
Insajderi

Mbi 19 milionë euro të kursyera nga 5 ministri, qeveria merr këtë vendim

Insajderi
14 November 2022 - 17:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, në shumën prej 19.150.034 ( nëntëmbëdhjetë milionë ​ e njëqind e pesëdhjetë mijë e tridhjetë e katër ) euro.

Kështu njoftoi Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media.

Sipas kumtesës, këto mjete janë kursyer nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark