×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Mbi 500 persona të vdekur”| Insajderi sjell statistikat dhe shkaqet e aksidenteve në 5 vitet e fundit

    Insajderi
    26 October 2022 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aksidentet rrugore, janë pjesë e përditshmërisë në pothuajse secilin vend në botë, si të tilla shpesh përfundojnë me fatalitet. Gazeta Insajderi ka siguruar shifrat e aksidenteve me fatalitet në 5 vitet e fundit. Ndërkaq, në lidhje me faktorët kryesor që çojnë në aksidente, ndikimin e infrastrukturës dhe rëndësinë e monitorimit nga Policia e Kosovës, për Insajderin flet eksperti i komunikacionit, Naser Lajqi.

    Insajderi

    Në pesë vitet e fundit, sipas policisë së Kosovës janë evidentuar gjithsej 497 aksidente me fatalitet.

    Ndërkaq, nga viti 2017-të deri në vitin 2021 kanë vdekur si pasojë e aksidenteve 571 persona.

    Në vitin 2017-të, janë evidentuar plot 122 aksidente, kurse të vdekur kanë mbetur 137-të persona.

    Kurse një vit më vonë, numri i aksidenteve ka rënë në 100 sosh, me 129 persona të vdekur.

    Numër i njëjtë i aksidenteve është regjistruar edhe në vitin 2019-të, ndërkaq në 2019-tën të vdekur mbetën 113 persona.

    Rënie e numrit të aksidenteve me fatalitet kishte në vitin 2020-të, ku numri i përgjithshëm kishte shkuar në 76, duke u evidentuar plot 81 persona të vdekur.

    Në anën tjetër, në vitin 2020-të sipas përgjigjes së policisë kanë qenë 99-të aksidente të këtij lloji. Numri i personave të vdekur si pasojë e aksidenteve në këtë vit ishte 111.

    Shkaktarët e aksidenteve sipas ekspertit të komunikacionit, Naser Lajqi

    Ndër shkaktarët kryesor të aksidenteve me fatalitet sipas ekspertit të komunikacionit, Naser Lajqi është faktori njeri. Duke përmendur lëshimet e ngasësve.

    Nga super ekspertizat e hartuara të komunikacionit ne Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ka rezultuar se aksidentet ndodhin si pasoj e lëshimeve te ngasësit, nuk është bëre një statistikë e sakt, por rreth 85 % është faktori njeri“, tha Lajqi për Insajderin.

    Eksperti shtoi se faktori automjet nuk ka përqindje të llogaritur nga PK. Sipas Lajqit, pas aksidenteve, nuk bëhet ekzaminimi i automjeteve për të kuptuar gjendjen teknike të tij.

    Faktori automjet nuk ka një përqindje  të llogaritur në statistika e Policisë së Kosovës. Faktori automjet, respektivisht gjendja e tij teknike pas aksidentit shumë rrallë ekzaminohet“, tha ai për Insajderin.

    Lajqi tha se Policia e Kosovës, dërgon automjetet në Qendër të Kontrollit Teknik për vërtetimin e gjendjes, por, nuk angazhohen ekspertë për vërtetim të elementeve të sigurisë që automjeti ka.

    Kur behet një analizë e tillë Policia i dërgon automjetet (qe nuk kanë pësuar dëmtime te mëdha) në Qendrën e Kontrollit Teknik për ta vërtetuar gjendjen, duke mos angazhuar ekspert të automjeteve për vërtetimin e saktë të elementeve te sigurisë aktive të automjetit. Kur dihet fakti se vjetërsia e  automjeteve që përdoren ne Kosovë është e madhe dhe kualiteti  jo i mjaftueshëm i kontrollit në Qendrat e Kontrollit teknik kjo përqindja duhet te llogaritet dhe sigurisht nuk është ajo qe pretendohet ne Procesverbalet e Qendrave të Kontrollave teknike ( ku te gjitha automjetet e kalojnë një kontroll të tillë)“, pohoi eksperti në vijim.

    Ndikimi i Infrastrukturës në aksidente

    Kosova si një shtet në tranzicion mund të themi se nuk përafrohet me infrastrukturën e shteteve të tjera të Evropës e as Perëndimit.

    Megjithatë, se sa mund të ndikojë infrastruktura në aksidente, eksperti i komunikacionit thotë se nuk jepen shënime të detajuara në raporte policore.

    Gjatë hartimit te super ekspertizave në dosjet e ofruara nga Gjykata posaçërisht në Raportet Policore nuk jepen shënime te detajuara për faktorin rrugë“, tha Lajqi.

    Sipas tij, sinjalizimi horizontal është i mangët dhe si i tillë nuk i plotëson kriteret për qarkullim të sigurt të mjeteve.

    Ai shtoi se kualiteti i materialit të “vijave” është i dobët dhe e humb reflektimin shumë shpejtë. Kjo sipas tij ndikon në transmetim të dobët të informacionit për ngasësit.

    Sinjalizimi horizontal ne rrugë është i mangët dhe nuk i plotëson kriteret për një qarkullim të sigurt të mjeteve. Kualitetit i materialit të “vijave” është i dobët dhe shpejt e humb reflektimin, si te tilla nuk vërehen sidomos gjatë kushteve te dukshmërisë se dobët, prandaj  nuk i japin informacione te mjaftueshme ngasëseve“, tha përgjegjësi i Super ekspertizave të komunikacionit në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Naser Lajqi.

    Lajqi ndër të tjera tha se edhe elementet e rrugës në disa sektor mungojnë dhe nuk janë të vendosura si duhet. Më pas, ai shtoi se edhe shenjat vertikale mungojnë duke theksuar shenjat në kryqëzime të rrugëve.

    Por, ai shtoi se as mirëmbajtja e sinjalizimit horizontal dhe vertikal nuk kanë nivel të pranueshëm.

    “Elementet e rrugës (posaçërisht pahit elastike) ne disa sektor të rrugës mungojnë dhe fillim i tyre nuk është i vendosura sipas rregullave dhe ka raste kur kanë krijua efekt te kundërt). Shenjat vertikale mungojnë ne shumë rrugë, posaçërisht shenjat ne kryqëzime te rrugëve të rëndësisë se ndryshme. Mungesa e te cilave është shkaktar i shpeshtë i aksidenteve të automjeteve. Mirëmbajtja e sinjalizimit horizontal dhe vertikal nuk e ka nivelin e pranueshëm, posaçërisht kur dihet problemi i tenderëve“,tha tutje Lajqi për Insajderin.  

    “Pasojat e tejkalimit të shpejtësisë se kufizuar duhet të shpjegohen në autoshkolla”

    Njohësi i sigurisë në komunikacion thotë se masat e policisë së Kosovës për ngasësit që tejkalojnë shpejtësinë e kufizuar janë të mjaftueshme.

    Por, i njëjti thotë se pasojat e ngasjes së tillë duhet të shpjegohen në auto shkolla.

    Unë mendoj se masat qe janë duke i marr Policia e Kosovës, posaçërisht kur ngasësit e automjeteve i tejkalojnë shpejtësinë e kufizuar janë të mjaftueshme. Por mendoj se pasojat e tejkalimit të shpejtësisë se kufizuar duhet tu shpjegohen kandidateve për patentë shofer ne auto shkolla“, shtoi tutje Lajqi.

    Sipas tij, edhe Gjykata duhet të jap dënime meritore në rastet e tejkalimit të shpejtësisë së kufizuar.

    Gjithashtu mendoj se edhe Gjykata gjate vlerësimit te dënimit, te rasti i tejkalimit te shpejtësive te kufizuar (sidomos te dyfishi i shpejtësisë se lejuar) duhet te japin dënime meritore e jo ta kuptojnë shpejtësinë  vetëm si numër“, tha për fund ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark