×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mbi 533 milionë euro borxhi ndaj ATK-së, kosovarët i ikin me të madhe pagesës së tatimit

    Insajderi
    03 January 2024 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Borxhi që bizneset vendore e kanë ndaj Administratës Tatimore të Kosovës e ka kaluar gjysmë miliard euro.

    Kështu ka bërë të ditur Valentina Bytyqi-Sefa, zëdhënëse në ATK.

    “Vlera e borxheve që bizneset kanë ndaj Administratës Tatimore të Kosovës që nga themelimi i institucionit e deri më tani është 533.6 milion euro”, ka thënë ajo.

    Ndryshe, ATK gjatë vitit 2023 ka arritur të mbledhë 120 milionë euro më shumë se në vitin e kaluar.

    “Ai përmendi që në muajin e kaluar janë lansuar tri shërbime të reja elektronike, siç janë: udhëzuesi interaktiv, aplikacioni i denoncimeve, si dhe kalkulatori tatimor. Tutje, para mediave u prezantua efekti i monitorimit strikt të sektorëve me risk tatimor, siç është gastronomia ku të hyrat e inkasuar janë rritur për 27.2 milionë euro, apo rreth 7 milionë më shumë se viti i kaluar. Trajektorja e suksesit kap edhe pagesat nga këngëtaret, që është 2.7 milionë euro nga 1.7 milionë euro sa ishte në vitin 2022”, ka thënë drejtori Ilir Murtezaj, citohet në një komunikatë të ATK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark