×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mbi 700 ditë në Hagë, ja çfarë bëri Rexhep Selimi gjatë qëndrimit në paraburgim

    Insajderi
    10 November 2022 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Muzeun Kombëtar të Kosovës do të ekspozohen punimet e ish-ushtarit të UÇK-së, Rexhep Selimi.

    Ky i fundit, gjatë dy vjetëve qëndrim në paraburgim në Hagë, i pikturoi plot 200 piktura.

    E disa prej tyre, do të prezantohen në Kosovë brenda pak ditësh.

    Talenti i ri i “10-it” të UÇK-së e befasoi edhe profesorin universitar, Muhamet Mavraj.

    Ky, më 1 tetor vizitoi ish-bashkëluftëtarin në Hagë.

    “Një nga mënyrat që Rexhep Selimi është duke e kaluar kohën e lirë, përveç poezisë aty-këtu, është me pikturim. Ishte një surprizë e kendshme për mua, cdo tregim për ato piktura, përmbajtjet dhe stilin e tij, që nuk do ta zbuloj sepse do të zbulohet në ekspozitë”, tha Muhamet Mavraj, ish-bashkëluftëtar i Rexhep Selimit, shkruan Tëvë1.

    Mavraj ka treguar edhe detaje të tjera gjatë takimit me ish-bashkëluftëtarin në Hagë.

    Ekspozita do të organizohet nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark