×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Mbi 700 mijë euro tender, ngritët aktakuzë për zyrtarin e Spitalit në Gjilan: Favorizoi një kompani

    Insajderi
    31 May 2023 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj një personi zyrtar. Gazeta Insajderi merrë vesh se para dy ditëve ndaj zyrtarit përgjegjës të prokurimit Gzim Shala, është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të informatës zyrtare në një tender me vlerë prej 750 mijë euro.

    Sipas dokumenteve të siguruara nga Insajderi ai ka keqpërdorur pozitën e tij në një tender kështu duke e favorizuar një operator tjetër për qëllime të tij. Në tenderin për shërbimet e pastrimit të brendshëm dhe sanitarisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ku kanë ofertuar shtatë kompani të tjera, Shala dyshohet se ofroi informacione për kompaninë “Aroma Plus” SH.P.K.

    Zyrtari përgjegjës i prokurimit përmes USB-së në formë të kundërligjshme i ka dërguar menaxherit të kompanisë “Aroma Plus” SH.P.K dosjen tenderuese të ofertuesve të tjerë.

    Me rastin e zhvillimit të procedurave tenderuese me qellim qe për vete apo personin tjetër të përfitoj ndonjë përparësi në formë të kundërligjshme i ka dërguar tërë dokumentacionin e gjashtë operatoreve të tjerë“, thuhet në aktakuzë.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me Gzim Shalën por i njëjti nuk i është përgjigjur mesazheve.

    Pas mbajtjes se shqyrtimit kryesor dhe shtjellimit të provave gjykatës i është propozuar që të
    pandehurin ta shpall fajtor.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark