×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mbi 700 persona të burgosur pas trazirave në Francë

    Insajderi
    19 July 2023 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më shumë se 700 persona janë dënuar me burgim pas trazirave që ka përjetuar Franca në fund të muajit të kaluar, ka thënë ministri i Drejtësisë në Francë, Eric Dupond-Moretti.

    Sipas tij, në total janë shqiptuar 1.278 dënime, dhe 96 për qind e tyre kanë pasur të bëjnë me akuza për vandalizëm dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë.

    Deri më tani është thënë se janë burgosur 600 persona.

    “Ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme që ta kemi një përgjigje të qëndrueshme dhe sistematike”, ka thënë Dupond-Moretti për radion RTL.

    “Ka qenë thelbësore që ta rikthejmë rendin kombëtar”.

    Dhuna më e ashpër urbane në Francë, prej vitit 2005, ka nisur këtë vit më 27 qershor, pas një zyrtar policor e ka qëlluar për vdekje një 17-vjeçar me prejardhje afrikane, gjatë një kontrolli në trafik.

    Incidenti ka ndodhur në perëndim të Parisit dhe është incizuar nga një këmbësor i rastit.

    Trazirat janë ndalur pas katër netëve të dhunës serioze dhe angazhimit të mbi 45.000 forcave të sigurisë, përfshirë njësitet speciale.

    Mosha mesatare e mbi 3.700 personave të arrestuar ka qenë 17, prandaj të miturit janë paraqitur në gjykata të ndara për fëmijë.

    Numri i personave të dënuar nëpër burgje e tejkalon shifrën e vitit 2005, kur janë burgosur rreth 400 persona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark