×
Show / Fashion

Mbipesha tejkalon duhanpirjen si shkaktare e disa llojeve të kancerit

Insajderi
03 July 2019 - 15:06
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qendra për Hulumtimin e Kancerit tha se kancerët në zorrë, veshkë, vezore dhe mëlçi kanë më shumë gjasa të shkaktohen nga mbipesha sesa pirja e duhanit.

Sipas saj, miliona njerëz janë në rrezik nga kanceri për shkak të peshës, megjithëse theksohet se të qenët mbipeshë nuk do të thotë se personi do të sëmurët gjithsesi nga kanceri.

Rreth një e treta e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se janë mbipeshë.

“Pirja e duhanit mbetet shkaktari kryesor i parandalueshëm i kancerit në përgjithësi. Trashja renditet e dyta”, tha Qendra për Hulumtimin e Kancerit.

Lidhja midis mbipeshës dhe kancerit ekziston vetëm te të rriturit, edhe pse pesha e shëndetshme është e rëndësishme edhe për fëmijët, thonë ekspertët.

Linda Bauld, eksperte pranë Qendrës për Hulumtimin e Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, tha se qeveria duhet të bëjë më shumë për të trajtuar problemin e mbipeshës në këtë vend.

Qeveria ka qenë e ngadalshme në kufizimin e reklamave për ushqim dhe pije të pashëndetshme, tha Shoqata Britanike Mjekësore.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark