×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mbledhja për varrezat në Gjilan – përfaqësuesit e Bashkësisë Islame lëshojnë sallën

    Insajderi
    18 September 2023 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mbledhjen e kuvendit komunal të Gjilanit është duke u diskutuar lokacioni i ri i varrezave, shkruan Insajderi.

    Me të filluar seanca ka pasur diskutime mes pozitës e opozitës se mbledhje duhet ose jo të jetë e hapur për publikun.

    Pas këtyre diskutimeve, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Gjilan, të cilët ishin të pranishëm në sallë e kanë lëshuar atë.

    Kryetari i Bashkësisë, Naim Aliu para asalmbesitëve tha se “Duhet ti lëmë anash inatetet politike, dallimet ideologjike- partiake e të japim një shembull qytetarëve sepse ata presin një përgjigje pozitive” 

    “Në formë urgjente të ndahet ajo zonë për varrezat”, bëri thirrje Aliu derisa kritikoi asamblistët për qasjen e tyre.

    Ai poashtu konfirmoi se nuk do të jenë të pranishëm në sallë për pikën e dytë të rendit të ditës, që është: “Kërkesa e Bashkësisë lslame për dhënien në shfrytëzim të fshatit Social të
    Kuvajtit, për kujdesjen e Jetimëve”.

    Vet Aliu, iu kërkoi kolegëve të tij që ta lëshojnë sallën.

    Diskutimet janë duke vazhduar mes pozitës e opozitës në Gjilan./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark