×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mblidhen kryetarët e komunave me shumicë serbe, diskutojnë për sigurinë në veri

    Insajderi
    24 August 2022 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tashmë ka filluar takimi i kryetarëve të komunave me shumicë serbe, ku temë diskutimi do të jetë situata aktuale e sigurisë në komunat veriore të Kosovës.

    Foto nga takimi i kryetarëve të komunave me shumicë serbe

    Ata do të diskutojnë kryesisht për sigurinë në veri të Kosovës, pra, pika e vetme e rendit te ditës është situata aktuale e sigurisë në komunat veriore të vendit.

    Fotografi nga takimi i kryetarëve të komunave me shumicë serbe

    Gjithashtu, në takim e kryetarëve të komunave me shumicë serbe, të pranishëm janë edhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    Ndërkaq, gjatë takimit nga ana e kryetarëve të komunave me shumicë serbe do të raportohet edhe për takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentiti serb, Aleksandër Vuçiq në Burksel.

    Po ashtu, gjatë ditës së mërkurë është mbajtur edhe mbledhja e Qeverisë së Kosovës me praninë e mediave. Ndërsa, tani është duke vazhduar pa praninë e tyre.

    Fotografi nga takimi i kryetarëve të komunave me shumicë serbe

    Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë ka treguar se si presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk ka pranuar të ketë normalizim të plotë mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ai ka deklaruar se pala serbe nuk ka qenë e gatshme për normalizim të plotë të marrëveshjeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark