×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mblidhet bordi i FBK-së, mori këtë vendim të rëndësishëm për gjyqtarët

    Insajderi
    28 December 2023 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka mbajtur mbledhje sot në Prishtinë.

    Në këtë mbledhje është miratuar kërkesa e KB Pejës të luaj në Ligën Ballkanike.

    Po ashtu, FBK ka refuzuar kërkesën e Ligës Ballkanike për delegimin e personave zyrtarë të ndeshjeve nga Kosova.

    Më poshtë bordi i FBK-së ka vendosur si në vijim:

    E ka miratuar Raportin e Aktiviteteve për vitin 2023

    E ka miratuar Raportin Financiar për periudhën Janar – Nëntor 2023

    E ka miratuar Draft Planin e Veprimit për vitin 2024

    E ka miratuar Draft Planin e Marketingut 2024

    E ka miratuar Draft Planin Financiar 2024

    Ka vendosur të hap konkurs për organizim të Final 8 Kupës së Kosovës prej datës 28 dhjetor 2023 deri më 8 janar 2024

    E ka miratuar plotësim ndryshimet në Rregulloren për Financa të FBK-së

    Ka vendosur të shtyjë fillimin e stinorit pranveror në Superliga Femrat

    Ka vendosur t’ia vazhdojë mandatin Zyrtares për Integritet në Sport në FBK, Vlora Brahës (SPOC Person)

    E ka emëruar Adriatik Rracin, Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës në pozitën e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm në FBK

    E ka emëruar Driton Obërtincën në pozitën e Koordinatorit të Përfaqësueseve të Reja të Kosovës

    E ka miratuar pjesërisht kërkesën e KB 3×3 Prishtina

    E ka miratuar pjesërisht kërkesën e basketbollistit të Kosova 3×3, Bardh Rexha

    E ka miratuar kërkesën e KB Peja për të luajtur në Ligën Ballkanike

    E ka refuzuar kërkesën e Ligës Ballkanike për delegimin e personave zyrtarë të ndeshjeve nga Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark