×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës pas sulmeve në Veri

    Insajderi
    24 September 2023 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se nga ora 10:00 mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës. Kjo vjen pas situatës së rëndë në veri, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe dy policë kanë mbetur të plagosur nga sulmet me armë nga grupet kriminale.

    Tash në ora 10:00 kemi mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës“, shkroi Kurti.

    Po ashtu, Kurti njoftoi se policit të plagosur në veri të Kosovës, Alban Rashitit iu është hedhur predha nga krahërori i majtë me sukses.

    Ai vizitoi policin në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së dhe tha se sot do të lirohet nga spitali.

    Polici i vrarë është rreshteri Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.

    Forca të shtuara të Policisë së Kosovës bashkë me KFOR-in janë parë të stacionuara në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, përkatësisht në afërsi të Banjskës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark