×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet Komiteti për vlerësim të situatës, shqyrtohet lehtësimi i masave

    Insajderi
    22 September 2020 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me koronavirus do të mblidhet sot për të diskutuar rreth gjendjes me COVID-19 në vend

    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Shëndetësisë.

    “Sot mbahet takimi i rregullt i Komitetit për kordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me Corona Virus / Covid 19, në të cilin do të diskutohet për situatën epidemiologjike rreth Covid-19”, thuhet në njoftim.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të hënën tha se në këtë takim, do të jepen propozimet për masat anti-covid si dhe do të jepen propozime të reja në bazë të vlerësimit të situatës së deritanishme

    “Nesër në orën16:30 e kam thirrur Komitetin për vlerësim të situatës me koronavirus. Do të japim propozimet për masat, vlerësimin dhe propozimet e reja”, ka deklaruar Zemaj.

    Në Komitetin për vlerësimin e situatës me koronavirus përfaqësohen disa institucione qeveritare të ndërlidhura me aktivitetet e Planit të gatishmërisë dhe reagimit ndaj Koronavirusit Covid -19. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark