×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mblidhet Kryesia e Kuvendit

    Insajderi
    19 September 2022 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës, shkruan Insajderi.

    Mbledhja do të fillojë nga ora 11:00.

    Më poshtë gjeni pikat e rendit të ditës:

    Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

    II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 4 gusht 2022:

    1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës,
    2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë,
    3. Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,
    4. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
    5. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe raportit të auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në RTK”,
    6. Formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të KPM-së.

    III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 15 shtator 2022:

    1. Debat parlamentar për grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK),
    2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
    3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
    4. Shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
    5. Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
    6. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
    7. Shqyrtimi i raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
    8. Shqyrtimi i raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë,
    9. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

    IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark